Beteja për Kievin, kolona ruse e tankeve shpërndahet për të rrethuar qytetin. Kryebashkiaku: Jemi shndërruar në një kështjellë

Kolona masive e automjeteve të blinduara ruse që kishin qenë të bllokuara në veri të Kievit është shpërndarë në qytete dhe fshatra afër kryeqytetit, duke rritur frikën se qyteti së shpejti mund të rrethohet.

Sipas imazheve satelitore, zyrtarët e mbrojtjes amerikane raportuan se forcat ruse ishin afruar tre milje më afër Kievit në krahasim me orë më parë, me artileri që ishte zhvendosur në pozicionet e qitjes.

Ndërsa qendrat e tjera të popullsisë vazhduan të bombardoheshin nga ushtria e Presidentit Putin, imazhet satelitore nga Maxar Technologies treguan se kolona prej 40 miljesh e automjeteve, tankeve dhe artilerisë ishte pozicionuar në qytete afër aeroportit Antonov, në veriperëndim të Kievit dhe në pyjet përreth.

Automjetet e blinduara ruse i janë afruar gjithashtu Kievit nga verilindja. Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit, tha se qyteti “është shndërruar në një kështjellë . . . Çdo rrugë, çdo ndërtesë, çdo pikë kontrolli është fortifikuar.”