LB: Asociacioni i komunave me shumicë serbe – një e keqe afatgjate

Lëvizja për Bashkim vlerëson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe – një e keqe afatgjate , shkruan Fokusi.info.

Sipas LB-së, ky asociacion jo vetëm që nuk do të paraqiste kurrfarë zgjidhje në raportet Kosovë-Serbi, por edhe si një hap vetëm sa do ta komplikonte dhe e vështirëson zgjidhjen e problemeve e mosmarrëveshjeve që i kanë këto dy vende.

Postimi i plotë:

Asociacioni i komunave me shumicë serbe – një e keqe afatgjate

Kohëve të fundit është shtuar shumë presioni ndërkombëtar mbi qeverinë e Kosovës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky asociacion jo vetëm që nuk do të paraqiste kurrfarë zgjidhje në raportet Kosovë-Serbi, por edhe si një hap vetëm sa do ta komplikonte dhe e vështirëson zgjidhjen e problemeve e mosmarrëveshjeve që i kanë këto dy vende.

Për më keq, një asociacion i mundshëm, si me kometenca ekzekutive, si pa to, kur t’i shtohen edhe privilegjet e fituara pa të drejtë nga decentralizimi e deri te fuqia juridike e serbëve në Kuvendin e Kosovës, atëherë na ravijëzohet qartazi tendenca e Serbisë për një autonomi territoriale e politike të serbëve në Kosovë.

Lëvizja për Bashkim është pa asnjë mëdyshje kundër formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe! Kosova e Serbia vërtet kanë çështje të pazgjidhura dhe duhet t’i shtrojnë ato për zgjidhje, por jo në kurriz të njëra-tjetrës, e, siç ka ndodhur deri më tani, jo në kurriz të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim e thotë qartazi dhe zëshëm se reciprociteti në të drejta deri në ripërcaktim të kufijve është rruga e duhur dhe vetme për zgjidhjen e problemeve që kanë mbetur në mes të Kosovës dhe Serbisë.