Betim Gjoshi i PDK-së e quan marrëzi referencën në kushtetutë të Serbisë nga ana e VV-së

Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së PDK-së ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje i është referuar kushtetutës së Serbisë në ankesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen e mandatarit, shkruan Fokusi.info.

Reagimit të tij, Gjoshi ia ka bashkangjitur edhe dokumentet që e dëshmojnë se VV i është referuar kushtetutës së Serbisë.

Statusi i plotë i Gjoshit:

MARRËZI – VETËVENDOSJE E MERR PËR REFERENCË KUSHTETUTËN E SERBISË KUNDËR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

>> Të kërkosh të mbrosh pushtetin përmes Kushtetutës së Serbisë, e cila ka përmbajtje agresioni mbi Republikën e Kosovës, tejkalon çdo betejë politike dhe juridike. Kjo është marrëzia e radhës e Albin K. dhe Vetëvendosjes.

>> Kushtetuta e Serbisë e parasheh Kosovën pjesë të shtetit të Serbisë dhe Vetëvendosje me deputetët e saj, për t’ia ruajtur pushtetin Albin K-së po marrin për referencë pjesë nga kjo Kushtetutë.

Miq të mi!

Edhe sa ditë i kanë mbetë kësaj Qeverie të shkarkuar?

Nuk e kam për asgjë tjetër, veç ta di ku është fundi i marrëzive të Albin K. dhe Vetëvendosjes.

A e shihni se çka paskan bërë në kërkesën e fundit që e kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese?

A e merrni me mend se çka janë në gjendje të bëjnë për të mbajtur një copë pushtet?

Albin K. dhe Vetëvendosje e kanë marrë për referencë, në favor të tyre, Kushtetutën e Republikës së Serbisë për të kundërshtuar Presidentin e Republikës së Kosovës që ka caktuar mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Kjo nuk është një përpjekje juridike për të triumfuar në një temë të caktuar. Kjo është marrëzia e radhës e Albin K. dhe Vetëvendosjes.

Kushtetuta e Serbisë e parasheh Kosovën pjesë të shtetit të Serbisë dhe Vetëvendosje me deputetët e saj, për t’ia ruajtur pushtetin Albin K-së po marrin për referencë pjesë nga kjo Kushtetutë.

TË KËRKOSH TË MBROSH PUSHTETIN PËRMES KUSHTETUTËS SË SERBISË E CILA ËSHTË KA PËRMBAJTJE AGRESIONI MBI REPUBLIKËN E KOSOVËS, tejkalon çdo betejë politike dhe juridike. Tash jemi në fushën e marrëzisë.