Moti sot në Shqipëri

Edhe sot Shqipëria mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territor, përjashtuar zonat malore ku vranësirat janë të shpeshta.

Parashikohet që edhe orët e natës të vijojnë kryesisht me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -5°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 12°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindore duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.