Biden: Ne jemi gati për çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë

Në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden po takohet me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, në Zyrën Ovale.

Gazetarët u lejuan në Zyrën Ovale për fillimin e takimit dhe presidenti foli për zhvillimet e fundit në lidhje me krizën në Ukrainë, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Biden vuri në dukje se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, të enjten e kaluar, dhe të dy vendet janë të angazhuara në “diplomaci të pandërprerë”, ndërsa monitorojnë kërcënimin e një pushtimi të mundshëm rus.

“Ne vazhdojmë të nxisim diplomacinë si rrugën më të mirë përpara. Por me Rusinë, që vazhdon të grumbullojë forcat e saj rreth Ukrainës, ne jemi gati, pavarësisht se çfarë ndodh,” tha Biden.

Presidenti lavdëroi zyrtarët nga SHBA-ja dhe vendet aleate për paraqitjen e kërcënimit të përshkallëzimit të agresionit rus në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më herët sot.