Biden: Trupat amerikane nuk duhet të vdesin në një luftë ku forcat afgane nuk janë të interesuar të luftojnë vetë

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden në koferencë u shprehë se nuk pendohet për vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

“Trupat amerikane nuk duhet të vdesin në një luftë ku forcat afgane nuk janë të interesuar të luftojnë vetë.”

“Unë jam i mërzitur me situatën që po përballemi por unë nuk pendohem për vendimin që kam marr për të ndalur luftimeve të Amerikës në Afganistan”, u shprehë Biden.

“Ne shkuam në Afganistan 20 vjet më parë me një qëllim të qartë: që t’i gjejmë ata që sulmuan me 11 shtator 2001 dhe të sigurohemi që Al Kaida nuk do ta shfrytëzoj Afganistanin si bazë për të na sulmuar prapë. Ne e bëmë këtë, një dekadë më parë. Misioni ynë nuk ishte asnjëherë ndërtimi i një shteti”, tha tutje Biden.