Bie nga kati i dytë i banesës/ Humb jetën në spital 50-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Allaman Dervishi”.

Dyshohet se shtetasja K.M., 50 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë e palgëve të marra ka humbur jetën në spital.

“Më datë 23.01.2024, në rrugën “Allaman Dervishi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA