Deputeti shqiptar i thyhet karriga në Kuvend, në mes të seancës

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes demokrate Rudina Hajdari, për çështjen e paketës anti-shpifje.

Por gjatë seancës, nuk kanë munguar edhe incidentet e vogla, si për të ç’tensionuar situatën.

Deputetit Tom Doshi i është thyer karrigia ku ishte ulur.

Kjo shkaktoi shumë të qeshura në sallë.