“Bijat i shesim-votat i qesim”, vendosen mbishkrime tek shtëpia e Adelina Graincës

Në shtëpinë dhe bizneset familjare të deputetes Adelina Grainca e cila gjatë kaloi nga PDK në VV gjatë seancës së zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, sot janë bërë mbishkrime nga persona të panjohur të cilët kanë shkruar “bijat i shesim – votat i shesim”.

Ende nuk dihet kush i ka bërë këto mbishkrime tek vila luksoze e deputetes tadhmë të Vetëvendosjes Adelina Grainca por këto mbishkrime lidhen pikërisht me dyshimet se ajo kaloi nga PDK në Vetëvendosje si rezultat i pazareve që për të i ka bërë axha i saj Lulzim Grainca.

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës tash e disa ditë kanë kërkuar që Adelina Grainca ta kthej mandatin që sipas tyre e vodhi nga PDK dhe e kontrabandoi në Vetëvendosje./lajmi.net