Suksesi i vëllezërve nga Kosova që ngjalli zemrën e qytetit amerikan

Sukseset e kosovarëve nuk kanë të ndalur nëpër botë. Ata i gjen në secilin cep të saj duke korrur suksese.

Së fundi janë vëllezërit, Ardian dhe Alban Marevci nga Prishtina të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në qytetin Longview, shkruan Gazeta Insajderi. Ardiani dhe Albani kanë hapur një restorant italian në zemër të këtij qyteti që ka marr vëmendjen e banorëve të Longview, shkruajnë mediat amerikane.

“Roma’s Italian Kitchen”, është restoranti i tyre që shërbehet kryesisht ushqim italian.

Titulli i gazetës amerikane që tregon për suksesin e vëllezërve Marevci është: “Bizneset e reja ndihmojnë në ringjalljen e zemrës së qendrës së qytetit Longview”.

Pronarët e një restoranti i cili është hapur së fundi në qendër të qytetit Longview thonë se fitimi është i madh në këtë zonë, pasi që tërheqë shumë kalimtarë dhe klientë, fillon shkrimin gazetare amerikane për vëllezërit Marevci.

Vëllezërit Ardian dhe Alban Marevci dhe anëtarët e tjerë të familjes së tyre kanë hapë këtë të shtunë restorantin në rrugën Tyler Street, shkruan tutje, “News Journal”, përcjell Gazeta Insajderi.

“Roma’s Italian Kitchen”, organizon edhe mbrëmje muzikore të premteve dhe të shtunave ka treguar Ardiani.

Ata thonë se hapja e këtij restoranti është i rrallë në qendër të Longview. Vëllezërit Marevci kanë treguar se ai është i hapur shtatë ditë në javë prej orës 11 deri në orën 9 të mëngjesit.

“Kryeqyteti është shumë i ngarkuar dhe ka nevojë për më shumë vëmendje”, ka thënë Ardian Marevci, gjenerata e tretë në familjen e tij që merret me biznesin e restorantit. Marevci ka shtuar se diçka e mirë është duke ndodhur në qendër të qytetit.