Ky është 20 vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Prizren

Një person i moshës 20 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në rrugën Tupec-Landovicë, përkatësisht në Prizren.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë në bazë të kushteve të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren.

Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri. Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje.

Viktima është L.Ç i lindur në vitin 2000. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte përplasë në një mur. Si pasoj e aksidentit pasagjeri (viktima) mashkull K/Shqiptar që kishte qenë në veturë kishte vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa i dyshuari (ngasësi) kishte marr lëndime trupore ku dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari vozitësi është ndaluar në mbajtje për 48 orë.