Borrell reagon pas sulmit rus mbi termocentralin bërthamor

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit rus në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se një sulm i tillë do mund të kishte pasoja katastrofike.

“Sulmet ruse në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore të Ukrainës mund të kenë pasoja katastrofike. Ata duhet të ndalojnë menjëherë. Granatimet dhe zjarri që rezultojnë në termocentralin #Zaporizhzhya mund të rrezikojnë të gjithë Evropën”, ka shkruar Borrell, transmeton Klankosova.tv.