Haxhiu: Ky projektligj njeh të drejtën e mërgatës për të votuar në ambasada dhe konsulata

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ajjo ka shkruar se kur thërrisnin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projektet e dëmshme, nuk i kishin fare problem procedurat e përshpejtuara, as a bëheshin ditën a natën.

Ndër të tjera ajo ka shkruar se kur në procedura të përshpejtuara po procedohet projektligji që njeh të drejtën e mërgatës për të votuar në ambasada dhe konsulata e quajnë shantazh, kërcënim, autokraci, anarki, arbitraritet dhe gjithçka tjetër!

Ky është njoftimi i plotë i saj:

“Kur thërrisnin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projektet e dëmshme, nuk i kishin fare problem procedurat e përshpejtuara, as a bëheshin ditën a natën.
Tani kur në procedura të përshpejtuara po procedohet projektligji që njeh të drejtën e mërgatës për të votuar në ambasada dhe konsulata e quajnë shantazh, kërcënim, autokraci, anarki, arbitraritet dhe gjithçka tjetër!

Nëse për diçka është shtjerrur debati, është pikërisht kjo çështje, pasi që është hera e tretë që i njëjti po procedohet në Kuvend dhe përveç kësaj debatet për këtë kanë nisur kaherë sepse është kërkesë e vazhdueshme e mërgatës tonë.

Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsulata dhe kjo s’ka pse e frikëson askend!”.