Ndodh edhe kjo: Deputeti i VV-së e akuzon ambasadorin amerikan për ndërhyrje në drejtësi

Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar vendimin e Gjykatës Komercial në favor të Devollit në lidhje me rastin e Telekomit.

Në fakt, z. Abrashi ka bërë një aludim jashtëzakonisht banal.

Në formë pyetjeje retorike, Abashi e ka lidhur vizitën e ambasadorit të ShBA-së, Jeff Hovenier, te biznesmeni Shkëlqim Devolli, me “zbehjen” e paanshmërisë së Gjykatës Komerciale. Pra Abrashi në një formë e akuzon ambasadorin amerikan për ndërhyrje në drejtësi.

“Sot, Gjykata Komerciale paska marrë vendim në favor të Devollit në rastin e Telekomit. Janë dy pyetje thelbësore që mund të shtrohen rreth këtij vendimi:

Si është e mundur që pas vizitës së ambasadorit Hovenier te Devolli, Gjykata Komerciale merr vendim në favor të tyre? Mos ra në lajthitje gjykatësi nga kjo vizitë dhe iu “zbeh”paanshmëria?”– shkruan ai.