Bislimi thotë se Haradinaj ia shqeu dokumentin për dialogun

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ia ka shqyer dokumentin për dialogun Kosovë-Serbi.

Duke raportuar në Komisioninin për Integrime Evropiane, ai iu drejtua deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, duke i thënë: “Lideri juaj, kur e kam informuar se ia kam dërguar një raport shtatë faqe rreth procesit të dialogut, ka thënë ‘a ai ka qenë a, unë veç e kam marr, e kam shqyer dhe e kam gjuajtur në bërllok’ se ka thënë unë i hapi dokumentet që vijnë vetë prej kryeministrit”, tha Bislimi.

Ndërkohë, Besnik Bislimi tutje tha se Lumir Abdixhiku nga LDK-ja ka ardhur dhe ka thënë se ‘do ta keni mbështetjen e plotë nëse e zbatoni platformën tonë për dialogun’, kurse ai i PDK-së, Memli Krasniqi nuk ardhur fare.