SBASHK uron mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit mësimor

Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Shkencës dhe Kulturës(SBASHK) bën të ditur se mësimi në institucionet para universitare do të fillojë më 13 janar.

Ata thonë se nuk do të ketë greva dhe se janë duke pritur që të përmbyllet në tërësi aktiviteti i nisur nga anëtarësia për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e kërkesave në Qeverinë e Kosovës dhe te institucioni i Avokatit të popullit me kërkesën që ata t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për revokimin e vendimit të masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.

“Këshilli Drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve bashkë me kryesinë e SBASHK-ut urojnë që sa më parë të kemi institucionet e dala nga vota e 6 tetorit dhe të rinis dialogu për shumë çështje në arsim duke kujtuar se SBASHK-u vepron në bazë të zërit të punëtorëve në tërë arsimin e Kosovës dhe sa herë që anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.