Biznesmeni kosovar nuk e pret qeverinë, nga muaji mars paga minimale 400 euro

Biznesmeni kosovar, Burim Piraj, i ka paraprirë rritjes së rrogës minimale, duke mos pritur vendimin e Qeverisë rreth pagës minimale, ai ka vendosur që punëtoreve të tij të ua bëj pagën minimale 400 euro.

Në një postim në Facebook, Piraj ka thënë se nuk ndihet mirë kur e sheh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencialë dhe të energjisë.

“Si pjesëtar i komunitetit të biznesit në vend nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend”, ka theksuar Piraj.

“Sot kam marrë vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022, me emrin e të Madhit Zot, të jetë 400 €”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!

Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.
Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,

Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€ neto!

Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën!
Zoti i bekoftë shqiptarët!