Bjellorusia hyn në luftë? Putini takon Lukashenkon!

Vladimir Putin ka udhëtuar drejt Bjellorusisë, hera e parë në më shumë se tre vjet që e ndërmerr një rrugëtim të tillë.

Spekullimet në shtypin e huaj nuk vonuan të shfaqen: Shumë mendojnë në fakt, se shefi i Kremlinit mund të përpiqet t’i bëjë presion Bjellorusisë që t’i bashkohet luftës kundër Ukrainës. Zyra e Lukashenkos, aleati më i ngushtë i presidentit rus,i cili dhe e ka mbështetur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Moska, njoftoi se dy udhëheqësit do të zhvillojnë bisedime kokë më kokë, si dhe negociata më të gjera me ministrat e tyre për integrim.

Putin, ka gjasa të insistojë që ushtarë bjellorusë të vendosen në krah të forcave ruse në një sulm të përbashkët ndaj Ukrainës.

Disa ekspertë të tjerë ndërkohë mendojnë se lideri rus mund të jetë duke u përpjekur të shpërqendrojë udhëheqjen ushtarake të Ukrainës dhe t’i tërheqë forcat e saj nga luftimet e ashpra në lindje dhe drejt kufirit me Bjellorusinë në veri. Pamjet e fundit satelitore tregojnë se Rusia ka ngritur më shumë se 300 tenda në tre shtete muajin që shkoi për të strehuar përkohësisht ushtarë në tre qendra stërvitore në Bjellorusi, duke përfshirë edhe 190 tenda në Abuz-Lyasnouski.

Kievi po i sheh me shqetësim këto lëvizje. Presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh se Ukraina po “përgatitet për të gjitha zhvillimet e mundshme”, duke përfshirë këtu dhe një sulm nga territori bjellorus.

Top Channel