Blerim Isufaj votohet për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Tashmë KPK ka propozuar Isufajn për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës.

Komisioni për Rishqyrtim i KPK më 1 prill 2022 kishte shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.

Konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ishte shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) më 12 janar 2022, kjo pasi Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022.