Këta janë dy deputetët e rinj të LDK-së nëse nesër zgjedhet qeveria

Sot u arrit marrëveshja për koalicion qeverisës mes LDK-së dhe VV-së.

LDK tashmë ia ka dërguar mandatarit Kurti, listën me emrat e ministrave nga kjo parti.

Disa nga emrat e propozuar nga LDK për ministra lëshojnë vendin e deputetëve në rast se kabineti qeveritar i Kurtit merr votat e nevojshme nesër në Kuvendin e Kosovës.

Sips radhës, dy deputetët e LDK-së që do t’i bashkohen Kuvendit të Kosovës në rast se zgjedhet qeveria nesër, janë Besa Gaxheri dhe Shkumbin Gashi.