Blerim Kuçi ftohet nga Gjykata Speciale

Deputeti nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Kuçi, përmes  një njoftimi. Ai tha se do ta përmbush obligimin e tij dhe se do t’i përgjigjet kësaj urdhërese.
Sot kam marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurit të Specializuar në Hagë, me datë 12 Mars 2019.
Natyrisht se unë do ta përmbush obligimin tim dhe do t’i përgjigjem kësaj urdhërese.
Është e sata herë që në këtë mënyrë sfidohen ish pjesëtarët e UÇK-së dhe bëhën përpjekje maksimale që të barazohet lufta jonë për liri me krimet më makabre që Serbia e ka bërë në Kosovë. Unë jam i bindur se edhe kjo përpjekje, si të gjitha të tjerat deri me tash, do të dështojë.
Për momentin krejt çfarë di e kam për të deklaruar për opinionin pubik, është kaq sa thash më sipër.
Kërkoj mirëkuptimin e medias që deri në një zhvillim të ri, të më kursejnë nga kërkesat për informata të tjera.
Blerim Kuçi