Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit

Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmi.net mëson se Kuçi ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Arsyet e dorëheqjes nuk dihen ende.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Kuçi, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

Po ashtu, përgjigje s’kanë dhënë ende as nga Qeveria e Kosovës.