Makinat bëhen ‘copë’ në aksident, plagosen 4 persona (foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku janë plagosur 4 persona. Në këtë aksident janë përfshirë dy makina, një tip ‘Benz GL’ dhe një tip ‘Ford’.

Në makinën tip ‘Benz GL ‘ ka qenë brenda dhe është plagosur vetëm drejtuesi i mjetit, ndërsa në makinën tip ‘Ford’ janë plagosur tre persona.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

shqiptarja.com