Blerta Deliu – Adriana Matoshit: Zoti të pastë në dorë…

Pasi Adriana Matoshi zbuloi se pas nëntë vjetësh i është rikthyer tumori në kokë, kanë reaguar shumë njerëz, shoqëria e saj dhe të famshëm të cilët i uruan asaj shëndet dhe suksese në operacionin e të mërkurës.

Në mesin e tyre është edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila bëri një postim në rrjete sociale.

“Të njoh gjatë e ta di forcën për me i tejkalu problemet. Zoti të pastë në dorë. Krejt lutjet e mija janë për ty shoqe”, ka shkruar Deliu teksa ka ndarë një fotografi krah Matoshit./Fokusi.info/