Bllokohen dy hajna shqiptarë në një ballkon nga Policia në Itali

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi tentuan të vidhnin në një ndërtesë.

Siç shkruajnë mediat ishte një kalimtar, i cili pikasi në mes të natës në ballkonin e një pallati dy të rinjtë e moshave 30 dhe 36-vjeçare, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.

Ai lajmëroi menjëherë autoritetet, të cilët rrethuan pallatin.

Në momentin që ata shkuan në vendin e ngjarjes, dy të rinjtë po provonin të hapnin me kaçavide dritaren e një agjencie sigurimesh që ndodhej në katin e dytë të pallatit.

Pasi panë që patrullat e policisë i bllokuan të gjitha rrugët, shqiptarët u vetëdorëzuan tek autoritetet. Mësohet se 30-vjeçari ishte arrestuar për parë në Monza për një vjedhje./abcnews.al