Mustafa: Nuk i largoj Hazirin e Veliun, edhe nëse nuk bëj 100 vjet koalicion me VV-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë ekskluzive për “Rubikon”, pas kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre, u është përgjigjur deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje se pas saj qëndrojnë burrat e partisë.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani do të jetë kryeministre e Kosovës dhe do t’i përfaqësojë politikat e LDK-së.

Ai ka thënë se Lutfi Hazirin e Agim Veliun, nuk i largon, edhe po të mos bëjë edhe 100 vjet koalicion me Vetëvendosjen.