Boca Juniors fitues i superkupës në Argjentinë

Boca Juniors ka fituar Superkupën e Argjentinës, pasi që në finale e ka mposhtur Rosario Central pas ekzekutiimit të penalltive, me rezultatin 5-4, në një atmosferë elektrizuese siç vetëm tifozët e Boca dinë të dhurojnë, raporton Fokusi.info.

Koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë përfunduan me rezultat 0 – 0, ndërsa në penallti Boca u tregua më e saktë, duke fituar në goditjen e fundit, teksa në listën e shënuesve ishte edhe Carlos Tevez.

Ky është trofeu numër 68 në historinë e Boca Juniors, ndërsa vetë Tevez në aspektin personal ka fituar 27 trofe në karrierë, duke u bërë argjentinasi i dytë me më shumë trofe, natyrisht pas Lionel Messit.