Bordi i ShSKUK-së që e shkarkoi Basri Sejdiun dënohet me 12 mijë euro

Inspektorati i Punës e ka cilësuar të kundërligjshëm vendimin e Bordit të ShSKUK-së, për shkarkimin e ish-drejtorit të përgjithshëm Basri Sejdiut.

Sejdiu ishte ankuar tek Inspektoriati i Punës pas vendimit që kishte marrë bordi që ta shkarkojë atë, i cili u konsideruar i kundërligjshëm.

Në dokument thuhet se vendimi nuk përkon me dispozitat ligjore dhe duhet të anulohet.

Pas ankesës që Sejdiu e kishte bërë në Inspektoriatin e Punës, bordi i ri që ishte emëruar nga qeveria në detyrë, pas një vendimi ka dënuar bordin me 12 mijë euro.

“Inspektoratin e Punës në Kosovë, në shqyrtim të ankesës së palës ankuese z.· Basri Sejdiu, të parashtruar me date’ 2L07.2020 ‘Nr.4646/20, ka vendosur kundër Vendimit të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Personat pergjegjes, në cilësin e personave fizik: Xhevat Jakupi – Kryesues i Bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi – Anëtare e Bordit të SHSKUK -së, Diana Dafota – Anëtare e Bordit te SHSKUK -së, Sadete Hadri – Anëtare e Bordit të SHSKUK -se, Agreta Gecaj Gashi – Anëtare e Bordit te SHSKUK -së, janë dënuar me nga 2,000, ku brenda tëtë ditëve duhet ta pagujnë”, thuhet në dokument, shkruan Gazeta Insajderi.

Bordi i ShSKUK-së kishte shkarkuar ish-drejorin e Përgjithshëm, Basri Sjediun, në korrik të vitit të kaluar nën arsyet që kinse lidhen me raportin e auditorit të brendshëm, që ka identifikuar shkelje të shumta; gjetjet e bordit, keqmenaxhim e performancë të dobët.