Jashari për krerët e UÇK-së në Speciale: Shpresoj të përfundoj ky proces politik, Kosova ka nevojë për ta

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, duhet të kthehen, “pasi Kosova ka shumë nevojë për ta”.

Jashari shpreson që procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës të përfundoj sa më parë dhe krerët e UÇK-së të lirohen e të kthehen në vendin e tyre të pafajshëm.

“Unë besoj dhe do të ishte e duhur që ky proces, anipse është politik, i njëanshëm e i padrejtë dhe nuk gjykohen ata që është dashur të gjykohen, të përfundojë sa më parë. Dhe të jepet epilogu përfundimtar dhe besoj dhe shpresoj që të gjitha ata që gjinden padrejtësisht, pra krerët e UÇK-së do të lirohen, do të kthehen të pafajshëm në vendin e tyre, për të cilin kanë kontribuuar, pr të cilin kanë qenë të gatshëm të japin jetën. Por, t’i kthehen edhe fmailjes dhe gjithsesi Kosove, e cila ka shumë nevojë për ta”, ka thënë Jashari në “FIVE” të Dukagjinit.