Borrell me refrenin e njëjtë: T’i kushtojmë vëmendje ringjalljes së dialogut Kosovë – Serbi

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka thënë se BE’ja duhet të mbajë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane.

Borrell tha në Forumin e 14-të të Dubrovnikut se BE’ja është “kombinimi më i mirë i lirive politike dhe përparimit ekonomik, si dhe solidaritetit shoqëror në botë”.

“Ne nuk jemi perfekt, por jemi më të mirët, prandaj duhet të vazhdojmë me këdo që ndan vizionin tonë. Kjo do të thotë ta mbajmë vëmendjen tonë në Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë rajonin në rrugën evropiane, duke përfshirë ringjalljen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës”, tha shefi i diplomacisë evropiane.

Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, Lajcak tha se Bashkimi Evropian investon më së shumti në Ballkanin Perëndimor, por që pyetja logjike është “sa prania e madhe, vëmendja e madhe dhe ndihma e madhe nuk çojnë në anëtarësimin në BE, ose të paktën përparim më të madh”.

Lajçak stha se Bashkimi Evropian duhet të përballet edhe me sfida të tjera si BREX’it, veprimet e Kinës dhe të ngjashme.

“Ka angazhim, por ka një mungesë pasioni dhe entuziazmi”, tha Lajcak.