Borrell për njohen e targave: Hap pozitiv drejt normalizimit

Shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se BE-ja mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës.

Ai është shprehur se një vendim i tillë është një hap drejt normalizimit, njofton Klankosova.tv.

“BE-ja mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe për të shfuqizuar plotësisht regjimin e afisheve. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit si dhe në angazhimet e kaluara të dialogut lidhur me lirinë e lëvizjes”.

“Kjo tregon se është e mundur arritja e përparimit në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky përbën gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit”, thuhet tutje në deklaratë.