Mehmetaj: Kjo qeveri është anti-UÇK

Analisti Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus” ka thënë se kjo qeveri është anti-UÇK.

“Unë mendoj që kjo qeveri është anti-UÇK, e ka të domosdoshme të shlyejë dhe të ndotë krejt çfarë ka bërë UÇK-ja”, ka thënë Mehmetaj.

Sipas tij, kjo qeveri nuk do të paraqesë UÇK-në të lavdishme por si “të rastësishme” dhe se po mos t’a kishte mbështetjen ndërkombëtare “nuk do të bënte asgjë”.

“Kjo është tendenca imagjinare, Don-Kishotiane e qeverisë”, ka thënë Mehmetaj.