Borrelli takohet me Vuçiqin, i kërkon avansim për planin franko-gjerman

Krye-diplomati evropian, Josep Borrell, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferencës së Mynihut.

Ai ka njoftuar se ka diskutuar për nevojën për të avansuar në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të Politikave të Përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian.

“Të dyja janë kyçe për rrugën e Serbisë në BE”, ka shkruar Borrelli në Twitter.