Brazili deklason Perunë në Kupën e Amerikës (video)

Skuadra e Brazilit ka vazhduar me rezultate pozitive në Kupën e Amerikës 2019.

Brazili e ka demoluar kombëtaren e Perusë, duke e mposhtur me rezultatin 0 – 5.

Serinë e golave në këtë takim e hapi mesfushori i Real Madrid, Casemiro, i cili realizoi gol qysh në minutën e 12-të.

Vetëm shtatë minuta më vonë, ylli i Liverpool, Firmino, dyfishoi epërsinë e brazilianëve duke realizuar për 0 – 2.

Brazili nuk hoqi këmbën nga gazi dhe realizoi edhe një herë në pjesën e parë, kësaj radhe me anë të Everton, kur po luhej minuta e 32-të  e ndeshjes.

Rezultati final i pjesës së parë ishte 0 – 3, rezultat ky që dërgoi Brazilin të qetë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i skuadrës braziliane, me dy gola të tjera të shënuara.

Goli i parë në pjesën e dytë erdhi në minutën 53 të takimit, kur mbrojtësi Dani Alves gjeti rrugën e rrjetës për 4 – 0.

Brazili thelloi epërsinë në 5 – 0 në minutën e 90-të, duke tundur rrjetën me anë të Willian, duke vulosur rezultatin final.

Madje, rezultati mund të ishte më i thellë, por Gabriel Jesus humbi një penallti në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Brazili kalon në fazën tjetër të garave nga pozita e parë e Grupit A, me shtatë pikë të grumbulluara.

Ata përcillen nga Venezuela, të cilët kanë grumbulluar pesë pikë, një më shumë sesa Peruja.