Terrorizonte banorët, kapet mat grabitësi (Video)

Është kthyer në shqetësim për banorët e lagjes 15 tetori në Fier. Ai vjedh gjithcka gjen, e ndërsa grabitja e fundit është regjistruar në një pallat në këtë lagje.
Vjedhja ka ndodhur dy ditë më parë dhe grabitësi ka hequr një derë alumini, të cilën, nën syrin e kamerave të sigurisë dhe banorëve ka arritur ta marrë me lehtësinë më të madhe.
Banorët e pallatit thonë se në një periudhë të shkurtër kohe jane vjedhur dritare, brava dyersh, sende të ndryshme. Policia, e njoftuar pas vjedhjes, ka marrë shenjat e gishtave të lëna nga hajduti.
Vetëm pak ditë më parë u ndaluan disa shtetas të cilët vidhnin sende më vlerë në dyqane, portofola dhe telefona.