Brenda 24-orëve kanë vdekur tetë persona nga COVID-19

Tetë persona kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Derisa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 158.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804. /Fokusi.info/