Breshëri “mbulon” këtë pjesë të Kosovës (foto/video)

Mot i ftohtë ka mbizotëruar thuajse gjatë gjithë muajit në tërë Kosovën.

Por në 24 orët e fundit reshjet e shiut kanë qenë të pranishme gjithashtu në çdo anë.

Por para pak minutave breshër i madh ka përshkuar komunën e Istogut.

Në disa fotografi dhe video të dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet se breshëri ka mbuluar shumë pjesë, ku ngjason me rënie të borës.