Britania largohet nga BE në 31 janar, parlamenti miraton projektligjin

Britania do të largohet nga BE më 31 janar!

Ligjvënësit britanikë mbështetën planin e Boris Johnsonit për shkëputjen nga BE-ja.

Parlamenti i ri i vendit i kontrolluar tashmë nga konservatorët, e miratoi projektligjin me 358 vota dhe vetëm 234 vota ishin kundër.
Marrëveshja e largimit nga BE-ja do të kalojë edhe në verifikime të mëtejshme në parlament, por për kryeministrin britanik tashmë vendi është realisht shumë pranë “kryerjes se Brexitit“.

Votimi në parim mbi marrëveshjen e shkëputjes e fut Britaninë në rrjedhën e duhur në mënyrë që shkëputja të realizohet në 31 janar. Ky ishte premtimi kryesor i fushatës së Johnson, që triumfoi me një shumicë të qartë parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar.

Përpjekjet e mëparshme për të miratuar në parlament paktin e largimit nga Bashkimi Europian, kishin dështuar. Ligjvënësin kundërshtonit pjesë të marrëveshjeve dhe kërkonin një zë më të madh në këtë proces.

Sipas projektligjit, Londra duhet t`i mbyllë bisedimet tregtare me bllokun deri në fund të vitit 2020.

Ndërkohë në projektligj janë bërë ndryshime që pengojnë ministrat të zgjasin periudhën e tranzicionit nga BE-ja.

Kjo gjë ka ndezur kambanat e alarmit tek bizneset, të cilat druhen se vendi do të përballet me një Brexit “pa marrëveshje” në fillim të vitit 2021.

Projektligji pritet të miratohet përfundimisht në janar, përpara afatit të parashikuar për shkëputjen e Britanisë nga blloku, 31 janarit./konica.al