Brnabiç e quan “djall” kryeministrin Haradinaj

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, nuk po ndalet se përdoruri terma ofendues ndaj shqiptarëve në përgjithësi, por edhe ndaj krerëve shtetërorë.

Tani ajo ka folur për Haradinaj, duke lënë të nënkuptohet se e konsideron si “djall”.

Siç shkruan agjencia BETA, Brnabiç i ka dhënë këto komente sot, pasi u pyet lidhur me deklaratat e saj për “njerëzit e malit”.

“Do të doja që kurrë të mos takohesha me Haradinajn. Ju e dini për çfarë krime të tmerrshme u dyshuar. Por unë duhet të merrem edhe me djallin për hirë të Serbisë”, ka thënë Brnabiq.

Ndërkohë, Brnabiç ka theksuar se nuk është penduar për deklaratat e para disa ditësh, duke shtuar se ato nuk ua drejtoi popullit shqiptar. Ajo tha se ajo ishte tregues se nuk ka respekti për presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.

Sidoqoftë, deklarata e kryeministres serbe se “shqiptarët janë njerëz që kanë zbritur nga mali”, u cilësua si racizëm dhe u kritikua edhe në Serbi. Nga Kosova u krijua një fushatë ironizuese ndaj deklaratave të saj./