Brnabic pas ujdisë për targa: Fitore e madhe, Asociacioni në radhë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ju gëzua ujdisë që u arrit për targa në Bruksel që e përshkroi si fitore diplomatike të Serbisë dhe presidentit serb Vucic. Sipas Brnabic kjo ngjarje dëshmoi se Prishtina nuk ka rrugëdalje përpos të bisedojë me Serbinë për të gjitha, transmeton Gazeta Metro.

Brnabic e tha atë që është e obliguar si duket nga zyrtarët serbë se “ja dolën të ruajnë paqen” pastaj nisi mburrjen e theksoi tre pika kyçe që dolën nga ujdia që e bëjnë atë një fitore të rëndësishme diplomatike të Serbisë.

“Para së gjithash mendoj se kjo është një fitore diplomatike e Beogradit dhe presidentit Vucic për së paku tre arsye. E para është ajo që ja dolëm që me reagim të mençur dhe të matur të ruajmë paqen dhe atë stabilitet që është për serbët në Kosovë. Arsyeja e dytë është se ja dolëm të dëshmojmë se Beogradi më nuk do të tolerojë zgjidhje të imponuara njëanshëm dhe se me Beogradin duhet të bisedohet për të gjitha gjërat, e Prishtina para së gjithave duhet të ketë dialog me ne” tha kryeministrja serbe.

Brnabic të tretën pikë që po nguten ta theksojnë nga skenari zyrtarët serbë, referencën e Rezolutës 1244 të OKB’së për Kosovën, siç bëri sot hapur Petar Petkovic, kryenegociatori serb tek kur po i raportonte ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko.

“Unë mezi po pres ditën e nesërme kur Forcat Speciale të policisë së Kosovës duhet të tërhiqen, pasi KFOR do të kthehet në vendkalimet administrative’ tha Brnabic.

Si në kor me zyrtarët tjerë edhe Brnabic përsëriti sesa me rëndësi është “kthimi në marrëveshjen e Brukselit që Prishtinë po provon t’i shmanget”. Kryeministrja serbe Brnabic e shtoi se “hapi i radhës është dialogu për asociacionin e komunave serbe”.

Ujdia e përkohshme për targat kur u njoftua me komunikatë nga shërbimi për media i Komisionit Europian kishte cekur posaçërisht se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është shqetësuese dhe prioriteti i parë në dialogun e lehtësuar nga Brukseli në implementimin e marrëveshjeve të prapambetura.