Bulliqi në aksion, përdor “sakicën” ndaj drejtorëve të shkollave, i shkarkon

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari pasi kishte humbur zgjedhjet, kishte emëruar disa drejtorë në shkolla të kësaj komune.

Fituesi i zgjedhjeve të 29 nëntorit në Podujevë, Shpejtim Bulliqi nga radhët e LVV-së, nuk ka humbur kohë dhe i ka shkarkuar këta drejtorë.

Indeksonline ka arritur të siguroj vendimin që Bulliqi e ka marrë për shkarkimin e tyre.

“Anulohen të gjitha vendimet e datës 01.12.2020 lidhur me emërimet e drejtorëve, zëvendës-drejtorëve në shkollat fillore, të mesme të ulëta, të mesme të larta si dhe aktet tjera të nxjerra sipas konkursit të Drejtorisë së Arsimit nr 05-306, datë 22.07.2020”, thuhet në nenin e parë të vendimit.

Ndryshe, Bulliqi gjatë fushatës me Albin Kurtin, kishte paralajmëruar ndëshkim ndaj atyre që s’punojnë, madje duke përdorur metaforë se” do t’i rrahë me bishtë sakice”.