Bunjaku ironizon koalicionin VV-PDK në Gjilan: Me parulla e thirrje ‘Hajnat n’burg’ erdhën në pushtet

Deputetja nga radhët e PDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka komentuar për marrëveshjen mes LVV-së dhe PDK-së në Gjilan, duke thënë se kulaqin po e ndajnë bashkë.

“Me parulla e thirrje “Hajnat n’burg” erdhën në pushtet, e burgjet u dhanë me qira jo për hajna por për kriminelë nga Danimarka”, shkroi deputetja nga Gjilani.

“E në Gjilan kulaqin po e ndajnë bashkë“, u shpreh ajo.

“Hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotëm”.

“Dhashtë zoti të mbushen mendë ata e këta”, shtoi tutje krye-kuvendarja në këtë komunë.

“Urime koalicionin e jaranisë Gjilan”, përfundoi deputetja.