Burgim të përjetshëm për infermierin gjerman që vrau 85 pacientë (video)

Ish-infermieri gjerman, Niels Hoegel, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 85 pacientëve të tij.

Rasti Hoegel konsiderohet si një nga krimet më të rënda në historinë e pasluftës në Gjermani, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Personi në fjalë i ka injektuar pacientët e tij me drogë vdekjeprurëse dhe pastaj është munduar ta luajë heroin duke u përpjekur që t’i ringjallë ata.

Ai është përballur me akuza për dy vrasje që nga viti 2015. Ndërsa gjatë vitit të kaluar, prokurorët e kanë ngarkuar atë më akuza të tjera për vrasje.