Burrë e grua humbin jetën në një ditë nga Covid: Njëri tek Shefqet Ndroqi e tjetri tek Infektivi

E kanë humbur betejën me koronavirusin një çift bashkëshortësh në të njëjtën ditë. Nuk dihet shumë për to por lajmin e ndarjes nga jeta e ka njoftuar Albana Osmani. Nga Instagrami disa orë më parë, ajo ka postuar çiftin e bashkëshortëve më një shënim, ku tregon se ata ishin shtruar në dy spitale të ndryshme, tek Infektivi dhe tek Shefqet Ndroqi. Siç duket nga fotoja që Albana, ata ishin pjesë e nismës ‘Ti je një luledielli’.

Shënimi:

“Ata ndërruan jetë të dy në të njëjtën ditë. Njëri në QSUT, tjetri tek Shefqet Ndroqi. Ata ishin thjesht dy ëngjëj. U prehshi në paqe. Kaq shumë u deshën në tokë sa dhe në qiell shkuan në të njëjtën ditë”.