Gjendet pa shenja jete një person në Malishevë, Policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e të premtes.

Lajmin e kanë konfirmuar për Front Online nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, vdekja e viktimës po hetohet.

“Viktima mashkull i moshës madhore rreth orës 09:20 është gjetur pa shenja jete, në rrugë, në fshatin Bellanicë-Malishevë (personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore . Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha ai për Front Online.