Katër tornado godasin Floridën

Katër tornado të forta janë regjistruar së fundmi në Florida. Fatmirësisht nga këto nuk ka pasur viktima, por vetëm të plagosur. Qindra banesa janë shkatërruar dhe shumë qytetarë kanë mbetur pa një çati mbi kokë.

Era e fortë arrinte deri në 177 km në orë dhe merrte para e fluturonte në ajër çfarë të gjente.

Qindra banorëve të zhvendosur u është ofruar strehim i përkohshëm. Daily Mail ka publikuar edhe disa pamje nga momenti kur tornado godet zona të caktuara.

Meteobalkan