Buxheti 2022 për arsimin, Rama: Rritje pagash deri në 40%, kemi drejtues shkollash që janë “aut”

Gjatë fjalës së tij, në konferencën për prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për arsimin, Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje të pagave të punonjësve të këtij sektori me 40%.

Ndër të tjera, Rama tha se arsimtarët do të kenë një rritje të konsiderueshme të pagave të tyre, e cila do të bëhet në mënyrë graduale, duke nisur që prej vitit të ardhshëm.

Rama vuri theksin gjatë fjalës së tij dhe te rritja e kapaciteteve në laboratore dhe pasurimi i tyre, si dhe te transporti i garantuar për të gjithë fëmijët që shkollohen larg vendbanimit të tyre.

Kryeministri më tej shtoi se një tjetër problem në arsim janë edhe Drejtoritë e Shkollave, pasi sipas tij ka drejtues që nuk e meritojnë të jenë aty ku janë, ndërsa sqaroi se duhet bërë një skanim i plotë për ti dhënë vendin atyre që e meritojnë.

“Për të shfrytëzuar këtë moment për të ndarë së bashku sfidat që kemi qoftë në funksion të këtij mandate të tretë, qoftë në përmbushjen e objektivave. Nuk dua të zgjatem shumë në aspektin e shifrave, por dua të theksoj se në projektbuxhetin e vitit 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Kjo lidhet jo vetëm ne ç’ka dimë dhe planifikojmë, por edhe ç’ka ne nuk e dimë dhe mund të na shfaqet përpara. Çdo vit do të jetë i njëjtë me rritje të vazhdueshme të pagës për ju duke nisur që nga 2022.

Do të sigurojmë transportin për të gjithë fëmijët që e kanë shkollën larg vendbanimit të tyre. Duhet të ketë rritje të investimeve në logjistikën e laboratorëve, ne duhet ti japim një shtysë të re të gjithë së bashku infrastrukturës. Është detyra e të gjithëve ne, që ti japim shtysë teknologjisë, duhet ti shtyjmë fëmijët mbi avantazhet që ka teknologjia, aty ku mësojnë gjuhën shqipe, të mësojnë dhe gjuhën angleze dhe atë të kompjuterit. Është gjuha e tregut më të madh global, që mund të hysh pa qenë e nevojshme fare që të dalësh nga shtëpia.

Vendi i punës do të bëhet sipas meritës, dhe jo sipas bindjes politike. Kemi drejtuese shkollash që nuk e meritojnë të jenë aty. Kemi drejtues shkollash që janë aut…dhe këtu është e qartë për mua, për ministren dhe duhet të jetë e qartë për Drejtorinë që duhet ndërhyrë, në mënyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten, ndërsa ata që nuk e meritojnë. Nuk ka rëndësi çfarë bindje politike ke , apo ngaje. Nëse ne nuk kemi drejtimin e shkollës , apo ka një koordinimin nga lart brenda shkollës është e pamundu. Pika më e fortë e sistemit tonë para universitar janë mësuesit , në radhë të parë mësueset, burrat të më falin. Duke filluar nga mësueset duhet ti japim më shumë motivim,, patjetër që do ti paguajmë çdo vit e më mirë”, tha më tej Rama.”, tha Rama.