Varrimi i Kasem Sulejmanit, shkon në 50 numri i të vdekurve

Pesëdhjetë njerëz janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur nga turma ndërsa iranianët u mblodhën për varrosjen e komandantit udhëheqës, Kasem Sulejmani, të vrarë në një sulm me avionë amerikanë.

Vdekjet në qytetin e tij të lindjes në Kerman bënë që ceremonia mortore të shtyhej.

Miliona njerëz mendohet se kanë mbushur rrugët për ti dhënë lamtumirën e fundit ish komandantit.

Vrasja e Soleimani ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA-ve dhe Iranit.

Kreu i forcës Kuds ishte i ngarkuar me mbrojtjen dhe projektimin e interesave iraniane jashtë vendit, dhe u përshëndet si hero nga shumë njerëz në vendlindjen e tij. Menjëherë pas vdekjes së tij, Irani kërcënoi me hakmarrje.