U hodh në mes të rrugës i vdekur, dyshime për ekzekutim (video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Edhe pse fillimisht u raportua si aksident rrugor, viktima, që u gjend pa jetë në mes të rrugës, mund të jetë vrarë.

Sipas asaj që mëson Syri.net, personin pasi e kanë vrarë, e kanë hedhur nga makina.

Gjithësesi, ende asgjë nuk është e konfirmuar. Ndërsa nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit.

Pamje nga vendngjarja: