Bylbyl Sokoli vjen me një mesazh interesant për gjyqtarët kosovarë

Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Ballkani ka humbur me rezultat 2:0 nga Drita.

Në ndeshjen e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, është përfolur shumë për referimin e Besfort Kasumit.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’, trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli ka dhënë një mesazh interesant për gjyqtarët.

“Nuk kam dëshirë ta shohë asnjë trajner në gjendje të demotivuar, as Ismetin pasi se po shihet se është tejet i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë”, tha fillimisht Sokoli, përcjell Zëri.info.

“Komunikimi mes trajnerit dhe gjyqtarit duhet të jetë më pedagogjik, sepse janë akterët e ndeshjeve”, vlerësoi Sokoli.

“Në futboll ndodh që gjyqtari ta dëmtojë një skuadër, dhe vjen reagimi i gjyqtarit. Ne të gjithë duhet të jemi për një ndarje të barabartë të drejtësisë”, potencoi më tej ‘Profa’.

“Ajo që mund të them është se gjyqtarët në derbi duhet të jenë të përgatitur dhe të mobilizuar”, shtoi ai.